Lidhje

Agjencia për Energji Atomike hedh poshtë pretendimet e Koresë së Veriut - 2002-12-26


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se masat e Koresë së Veriut për të riaktivizuar objektet e saj bërthamore nuk kanë të bëjnë fare me prodhimin e energjisë elektrike.

Muhamed El-Baradei hodhi poshtë të enjten deklaratat e Phenianit se po e ndërmerr këtë hap vetëm për pasojë të krizës energjetike. Zoti El-Baradei tha se Koreja e Veriut nuk ka nevojë të shfrytëzojë objektin e ripërpunimit bërthamor që duket se po e vë përsëri në përdorim.

Koreja e Veriut ngul këmbë se është një vend paqedashës dhe se riaktivizimi i objektit bëhet vetëm për prodhimin e energjisë. Mirëpo, ekspertët thonë se artikujt anësorë bërthamorë që prodhohehn aty, mund të përdoren brenda muajsh për ndërtimin e armëve atomike. //kk//

XS
SM
MD
LG