Lidhje

Kalendari Historik 27 dhjetor - 2002-12-26


Më 27 dhjetor 1932, megjithëse Kriza e madhe ekonomike kishte mbërthyer Amerikën, qyteti i New York-ut përjetoi një çast gëzimi: Atje u hap teatri më i madh dhe më i ri i qytetit, i cili u quajt Salla Muzikore Radio City. Teatri prej 6200 vendesh u hap me një ceremoni madhështore ku morën pjesë familja e pasur Rockefeller, kryetari i bashkisë së qytetit, guvernatori i shtetit të New York-ut dhe njerëz të shquar të artit. Gazeta New York Times shkruante se ceremonia i përngjante një premiere filmi të Hollywood-it. Salla Muzikore Radio City, që kishte kushtuar rreth tetë milionë dollarë, ishte projektuar si teatër opere. Shumë shpejt ajo u kthye në sallë kinemaje, ku jepeshin edhe shfaqje të ndryshme duke përfshirë edhe balete. Ky teatër është pjesë e qendrës Rockefeller dhe sot njihet për shfaqje të tilla ceremoniale si koncerti vjetor i Krishtlidjes, Çmimet Grammies dhe për transmetime televizive. Në vitin 1999, Radio City u mbyll për shtatë muaj për një restaurim që kushtoi 70 milion dollarë.

27 dhjetori 1970 shënoi shfaqjen e fundit të muzikalit mjaft popullor të Broduejit, ”Hello Dolly!”. Që nga hapja e tij në janar 1964, ku muzikal ishte shfaqur 2,844 herë, që ishte një shifër rekord. Ngjarjet e muzikalit zhvillohen në qytetin Yonkers, afër Nju Jorkut në vitet 90 të shekullit të 19. Dolly ishte një shkuese e ve, që përpiqej t’i gjente grua një klienti të pasur. Dhe kjo grua do të ishte ajo vetë. Natën përpara shfaqjes së fundit, një numër aktoresh, të cilat gjatë viteve kishin luajtur rolin kryesor, u ftuan në një banket, ku kryetari i bashkisë së Nju Jorkut i shpalli qytetare nderi. Në vitin 1969, muzikali u përshtat në film nga Hollivudi, me aktoren dhe këngëtaren Barbra Streisand në rolin e Dollit. Që nga ajo kohë, muzikali nuk ka pëushuar së shfaquri kudo në skenat e botës.

//rd//

XS
SM
MD
LG