Lidhje

Kalendari Historik 29 dhjetor - 2002-12-26


Më 29 dhjetor 1962, Presidenti John Kennedy vlerësoi lart ata që mbetën gjallë gjatë sulmit të refugjatëve kubanë në Gjirin e Derrave në Kubë. Rreth 40 mijë refugjatë kubanë që banonin në Miami të Floridës, brohoritën kur Presidenti Kennedy vlerësoi trimërinë e luftëtarëve të tyre, të cilët, me mbështetjen amerikane u përpoqën të përmbysin qeverinë komuniste të Fidel Kastros në prill të vitit 1961. Presidentik Kenndy tha se guximi i tyre provoi se “megjithëse Kastroja dhe diktatorët e tjerë si ai mund të sundojnë vende, ata nuk sundojnë dot popuj, se ata mund të burgosin trupin por nuk burgosin dot shpirtin, se ata mund të shkatërrojnë ushtrimin e lirisë por nuk asgjësojnë dot vendosmërinë e njerëzve për të qenë të lirë”.

Më 29 dhjetor 1940, para se Shtetet e Bashkuara të hynin në Luftën e Dytë Botërore, Presidenti Franklin Roosevelt deklaroi se Amerika duhet të bëhet “arsenal i demokracisë”. Kjo frazë ishte pjesë e përpjekjeve të presidentit Roosevelt për t’i nxitur punëtorët amerikanë që të prodhonin më shumë anije, tanke, aeroplanë, kamionë dhe materiale të tjera luftarake të cilat u duheshin aleatëve për t’u mbrojtur nga Gjermania naziste dhe Italia fashiste. Presidenti tha se një fitore e Boshtit në Evropë do të përbënte një kërcënim serioz për Amerikën. “Kurrë ndonjëherë, që nga arritja e emigrantëve të parë në këtë vend, nuk ka qenë qytetërimi ynë amerikan në një rrezik të tillë si ky i tanishmi. Ne duhet të jemi arsenali i madh i demokracisë. Për ne, kjo është një detyrë urgjente, po aq serioze sa edhe vetë lufta,” deklaroi Roosevelti. Siç kishte parashikuar me të drejtë Presidenti Roosevelt, jo më shumë se një vit më vonë, Shtetet e Bashkuara patën nevojë vetë për një arsenal ushtarak kur hynë në Luftën e Dytë Botërore.

//rd//

XS
SM
MD
LG