Lidhje

Shqipëria Kosovës: të fillojmë bisedimet për Marrëveshjen e Tregëtisë së Lirë - 2002-12-26


Qeveria shqiptare kërkoi të enjtën fillimin e bisedimeve me Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë. Ky fakt u bë i ditur nga ministri shqiptar i ekonomisë, Arben Malaj.

Shqipëria mbylli gjatë muajit dhjetor marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me të gjitha vendet e rajonit, në përgjigje të detyrimeve ndaj Bashkimit Evropian për fazën e bisedimeve mbi Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit. //az//

XS
SM
MD
LG