Lidhje

Qeveria ruse fajëson separatistët çeçenë për shpërthimet në Grozni - 2002-12-28


Autoritetet ruse konfirmuan se të paktën 55 veta janë vrarë nga sulmi vetvrasës me bombë i së premtes, 27 dhjetor, në një kompleks qeveritar në kryeqytetin çeçen Grozni. Mbi 150 persona të tjerë u plagosën kur dy autorët e sulmit vetvrasës në dy kamionë aktivizuan një ton lëndë plasëse në selinë e administratës pro-ruse të Çeçenisë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet vdekjeprurëse, por qeveria ruse ka fajësuar kryengritësit separatistë çeçenë dhe udhëheqësin e zgjedhur të kësaj republike Aslan Maskhadov, i cili e dënoi sulmin dhe u shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave.

XS
SM
MD
LG