Lidhje

Demaçi: Standartet e përcaktuara nga UNMIK-u - pretekst për të shkurajuar shqiptarët nga kërkesa e tyre për pavarësi - 2002-12-29


Veprimtari i njohur nga Kosova, Adem Demaçi, tha të dielën për Zërin e Amerikës se standartet e përcaktuara nga misioni i Kombeve të Bashkuara janë pretekst për të shkurajuar shqiptarët në kërkesat e tyre për pavarësi.

Zoti Demaçi thotë se bisedimet do të mund të fillonin në momentin kur Beogradi do të hiqte dorë nga synimet e tij mbi Kosovën.

Zoti Demaçi thekson se gjendja e pakicave kombëtare ka shënuar përmirësim, përfshirë këtu edhe pakicën serbe e cila, sipas tij, vazhdon të jetë ende nën ndikimin e drejpërdrejtë të Beogradit. //ss//

XS
SM
MD
LG