Lidhje

FBI-ja po kërkon pesë persona të dyshuar si terroristë - 2002-12-30


Byroja Federale e Hetimeve, FBI-ja, thotë se po kërkon pesë persona meshkuj, të cilët mund të jenë futur në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme, dhe i ka kërkuar publikut të ndihmojë në kapjen e tyre. Agjentët federalë thonë se kërkimet për pesë personat janë pjesë e luftës kundër terrorizmit, por nuk ka të dhëna që i lidhin personat e kërkuar me veprimtari apo plane specifike terroriste. Në faqen elektronike të FBI-së janë vënë emrat dhe fotografitë e personave të kërkuar, të cilët duket se janë me origjinë nga Lindja e Mesme. Besohet se të pesë të dyshuarit janë futur në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, natën e Krishtlindjes, ndoshta nga Kanadaja.

XS
SM
MD
LG