Lidhje

Një sërb dhe një shqiptar janë arrestuar në lidhje me një sasi municionesh në Merdare - 2002-12-31


Një pjesëtar i komunitetit sërb dhe një shqiptar janë arrestuar në lidhje me një sasi municionesh në vend-kalimin kufitar midis Kosovës dhe Sërbisë në Merdare, bënë të ditur zyrtarët e misionit të Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i këtij misioni, Andre Angjeli, tha se policia e Kombeve të Bashkuara ka ndaluar në këtë vend një kamjon, që po përpiqej të hynte nga Sërbia në Kosovë, në të cilin ishin fshehur 10 mijë plumba të kalibrit 12 milimetra.

Municionet janë konfiskuar nga pjesëtarët e forcasve paqëruajtëse, ndërsa policia ka arrestuar shoferin e kamjonit me kombësi sërbe dhe një shqiptar nga Kosova, i cili po e priste atë në pikën kufitare. //ze//

XS
SM
MD
LG