Lidhje

Korea e Veriut i bën thirrje popullit të saj që të krijojë një ushtri të fuqishme - 2002-12-31


Korea e Veriut i bëri thirrje popullit të saj që të krijojë një ushtri të fuqishme, ndërkohë që presidenti Bush bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të krizës me Penjanin lidhur me armët bërthamore.

Në një artikull redaksional të botuar sot në gazetat koreano-veriore, qeveria e penjanit i kërkonte popullit të Koresë së Veriut që të bëjnë ç’është e mundur për të përforcuar forcat e armatosura të vendit.

Presidenti Bush u tha gazetarëve dje, pranë fermës së tij në Teksas, se Uashingtoni nuk është përfshirë në ndonjë demonstrim force me Korenë e Veriut, por në një demonstrim diplomatik që do të mund të zgjidhë gjendjen në mënyrë paqësore.

Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara po ndjekin një politikë të përbashkët diplomatike me Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut për ta bindur Korenë e Veriut që të ndalojë prodhimin e armëve bërthamore.

//ze//

XS
SM
MD
LG