Lidhje

Bagdadi akuzon Washingtonin se po përgatitet për luftë - 2003-01-02


Inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët në Irak bënë kërkime të tjera për armë të ndaluara.

Ekipet e inspektimit vizituan të enjten disa objekte, përfshirë një instalim në perëndim të Bagdadit që bën kërkime dhe punë të tjera për programin e raketave. Ky objekt është kontrolluar edhe më parë nga inspektorët.

Burime të Kombeve të Bashkuara thonë se inspektorët e armëve do të fillojnë së shpejti të përdorin helikopterë dhe kanë në plan të hapin një zyrë në qytetin verior të Mosulit.

Ndërkohë, mjetet zyrtare të informimit në Irak kritikuan të enjten një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, që u miratua nga Këshilli i Sigurimit ditën e hënë, e cila shton kontrollin ndaj importeve në Irak. Lista e zgjeruar e mallrave që nuk mund të importohen nga Iraku pa miratimin e OKB-së, përfshin ilaçe që mund të përdoren për të mbrojtur ushtarët irakianë nga gazi helmues dhe antraksi.

Gazetat irakiane thonë se synimi i rezolutës është të dëmtojë popullin irakian.

Në Bagdad, zëvendës-kryeministri i Irakut, Tarik Aziz, akuzoi Washingtonin se po vazhdon planet për luftë, pa pritur për raportin e inspektorëve të armëve mbi rezultatet e misionit të tyre.//xh//

XS
SM
MD
LG