Lidhje

Presidenti Bush shpreson në shmangien e luftës me Irakun - 2003-01-02


Presidenti Bush tha se udhëheqësit të Irakut, Saddam Hussein, po i afrohet dita të vendosë sesi të veprojë dhe shtoi se ai ende shpreson që Shtetet e Bashkuara mund ta shmangin luftën me Irakun.

Presidenti Bush thotë se i takon Presidenti Sadam Huseinit të vendosë që të çarmatoset për të shmangur një ndërhyrje ushtarake.

Ndërkohë që presidenti Bush komentonte rreth gjendjes në Irak, Uashingtoni vazhdoi dislokimin e trupave dhe pajisjeve të tjera në rajonin e Gjirit Persik. Më shumë se një mijë trupa morën urdhër të enjten të dislokohen në rajon.

Një gazetë shtetërore irakiane hodhi poshtë komentet e presidentit Bush, duke thënë se ai foli rreth shmangies së luftës vetëm me qëllim që të qetësojë zemërimin botëror rreth ndërhyrjes së mundshme ushtarake.

Ndërkohë, inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët që kërkojnë për armë të ndaluara në Irak, kontrolluan të premten edhe katër objekte të tjera.

Zyrtarët thanë se inspektorët vizituan një firmë që merret me prodhimin e raketave si edhe një uzinë kimike.//kk//

XS
SM
MD
LG