Të shtunën në mbrëmje u vra në qytetin e Pejës Tahir Zemaj, ish-oficer i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Së bashku me të është vrarë edhe i biri, si dhe një i afërm.
Autoritetet po zhvillojnë hetime mbi këtë incident të pasqaruar ende dhe policia nuk ka shpallur ndonjë të dyshuar për këtë vrasje.
Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, i afërt me krahun politik të presidentit aktual, Ibrahim Rugova.
Emri i tij është përmendur jo rrallë në lidhje me rivalitetet që kanë ekzistuar ndërmjet grupeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pak kohë më parë, Tahir Zemaj ishte dëshmitar i Prokurorisë në procesin kundër pesë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që u dënuan për ”veprime kriminale kundër bashkëkombasve të tyre në fund të luftës në Kosovë". //az//