Lidhje

Presidenti Rugova e cilëson ”politikisht të motivuar” vrasjen e Tahir Zemajt - 2003-01-05


Të djelën, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, e cilësoi ”politikisht të motivuar” vrasjen e Tahir Zemajt, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një natë më parë.

Duke e dënuar vrasjen, forca politike në Kosovë bënë thirrje që ajo të ndriçohet sa më shpejt.

Po të djelën, në orët e mbrëmjes në qendër të Prishtinës u zhvillua një protestë paqësore me moton ”Ndal Vrasjet dhe Dhunën Politike në Kosovë!” Protesta u organizua nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike dhe kaloi e qetë. Pjesëmarrësit ndezën qirinj për nder të viktimave.//az//

XS
SM
MD
LG