Lidhje

Kalendari Historik 2 janar - 2003-01-06


Më 2 janar 1960, Senatori nga shteti Masaçusets John F. Kennedy deklaroi se do të konkuronte si kandidat i Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 1960. Ai tha se presidentit të ardhshëm amerikan do t’i duhej të merrte vendime të rëndësishme lidhur me rrugët për ti dhënë fund garës së armatimeve bërthamore, për ruajtjen e lirisë dhe të rendit në vendet e reja, si dhe për të përmirësuar arsimin dhe shkencën në Shtetet e Bashkuara. Më pas zoti Kennedy iu kundërvu kritikave se ai ishte shumë i ri dhe pa përvojë. "Gjatë 20 viteve të fundit kam shkuar pothuajse në çdo vend dhe në çdo kontinent, nga Leningradi në Saigon, nga Bukureshti në Limë. Gjatë këtyre udhëtimeve më është krijuar përshtypja se Shtetet e Bashkuara janë mbrojtëse të lirisë në kohë rreziku dhe se amerikanët janë njerëz me besim në vetvete, të guximshëm dhe këmbëngulës. Pikërisht kjo përshtypje më prin në fushatës që po filloj,"- tha John Kennedy.

Kennedy mundi me një epërsi fare të vogël kandidatin republikan Richard Nixon në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 1960. 43-vjeçari John Kennedy ishte presidenti më i ri i zgjedhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Më 2 janar 1788, Georgia votoi për ratifikimin e Kushtetutës amerikane duke u bërë shteti i katërt i Shteteve të Bashkuara. Georgia e mori emrin nga mbreti i Anglisë, Xorxhi i Dytë. Evropianët e parë që u vendosën në Georgia mbërritën atje në vitin 1733. Ata ishin një grup britanikësh të udhëhequr nga filantropi anglez James Oglethorpe të cilët përshkuan lumin Savannah dhe ngritën koloninë e parë të përhershme në këtë shtet. Kryeqyteti dhe njëkohësisht qyteti më i madh i Georgias është Atlanta, e cila sot është një qendër e rëndësishme ekonomike e jugut dhe e mbarë Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1996 në Atlanta u zhvilluan Lojrat Olimpike Verore. Ky qytet njihet është edhe qendra e rrjetit televiziv C-N-N.// lk //

XS
SM
MD
LG