Lidhje

Kalendari Historik 6 janar - 2003-01-06


Më 6 janar 1838, amerikani Samuel F.B. Morse kreu me sukses një eksperimenti të rëndësishëm që do të çonte në zbulimin e telegrafit. Ai kishte rrethuar me dy kilometra tel një ndërtesë të braktisur, dikur fabrikë në New York, për t’i dërguar një mesazh partnerit të tij, Alfred Vail. Kodi i sinjalit të tingujve të gjatë dhe të shkurtër i shkoi i qartë partnerit të tij i cili mundi ta deshifrojë atë. Morsi e provoi zbulimin e tij edhe në demonstrime të ngjashme në qytete të tjera amerikane ndërsa më pas e solli atë në Washington, për një tjetër provë të sukesesshme. Në vitin 1843, Kongresi Amerikan miratoi fondet për ndërtimin e linjës 64-kilometërshe që lidhte ndërtesën e Kapitolit në Washington me Baltimorën në Maryland. Pikërisht nëpërmjet kësaj linje të parë të telegrafit, Samuel Morse dërgoi në vitin 1844, mesazhin e tij të famshëm ”Ç’ka krijuar zoti?” Kështu, filloi epoka e komunikimit të menjëhershëm midis dy pikave të largëta.

Më 6 janar 1941, kur Shtetet e Bashkuara kishin një muaj që kishin hyrë në luftë, Presidenti Franklin Roosvelt mbajti fjalimin e tij të famshëm ”Katër liritë”. Në fjalën e tij të mbajtur në Kongres drejtuar vendit, Roosvelti propozoi për herë të parë, që të gjithë popujve të botës tu garantoheshin ”katër liritë më të domosdoshme për njerëzit”. Presidenti Roosvelt tha se në këto liri përfshihen liria e fjalës, e fesë, liria për nevojat minimale njerëzore, dhe liria nga frika.

”Liria nga frika, tha Roosvelti, nënkupton pakësimin e armatimeve kudo në botë, në atë masë, dhe në mënyrë të tillë, që asnjë vend të mos kryejë agresion fizik ndaj fqinjëve”- tha presidenti Roosvelt.

Pas Luftës së Dytë Botërore, ”Katër Liritë” e presidentit Roosevelt shërbyen si frymëzim për formulimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara.// lk //

XS
SM
MD
LG