Lidhje

Koreja e Veriut kërcënon - 2003-01-07


Koreja e Veriut kërcënoi me shpërthimin e luftës nëse komuniteti ndërkombëtar vendos sanksione për shkak të zhvillimit të programnit të saj bërthamor.

Pheniani e bëri këtë paralajmërim të martën, një ditë pasi Agjencia Ndërkombëtare të Energjisë Bërthmore njoftoi se do t’i jepte qeverisë komuniste një rast të fundit për të hequr dorë nga ambicjet e saj bërthamore. Agjencia tha se në qoftë që Koreja e Veriut nuk ndryshon kursin, çështja do t’i paraqitetet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili mund të vendosë sanksione ekonomike.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut u përgjigj duke thënë se sanlsksionet janë të barazvlershme me luftën. Ajo akuzon Shtetet e Bashkuara se po përpiqet për miratimin e sanksioneve ekonomike për të izoluar shtetin komunist dhe i bëri thirrje Washingtonit të shqyrtojë mundësinë e dialogut dhe jo të luftës.

Në Washington, diplomatë të lartë amerikanë do të takohen sot për të dytën ditë me homologë të tyre koreanojugorë dhe japonezë për bisedime mbi krizën rreth programot bërthamor të Koresë së Veriut.

Të hënën, Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë në plan të pushtojnë Korenë e Veriut, por ai shtoi se pret që Pheniani të mbajë fjalën për të mos zhvilluar programe bërthamore. //kk//

XS
SM
MD
LG