Lidhje

Tre palestinezë vriten në Rripin e Gazës - 2003-01-07


Të paktën tre palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë natës në një operacion ushtarak izraelit në Rripin e Gazës. Mjetet izraelite të informimit njoftojnë se forcat e sigurimit zhvilluan një betejë tri orëshe me ekstremistë në një kamp refugjatësh në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Ndërkohë, forcat izraelite shkatërruan shtëpitë e dy ekstremistëve në afërsi të qytetit Nablus të Bregut Perëndimor. Njoftohet gjithasahtu se trupat kanë ndaluar më shumë se 20 persona të dyshuar si ekstremistë.

Veprimet e fundit ushtarake u ndërmorën ndërkohë që Izraeli po shkallëzon operacionet e kërkimit për ekstremistë si pasojë e shpërthimeve të ditës së dielë në Tel Aviv, që shkaktuan vdekjen e 22 vetave dhe plagosjen e 100 të tjerëve.//kk//

XS
SM
MD
LG