Lidhje

Vlerat Shëruese të Magnezit - 2003-01-07


Shkencëtarët thonë se frutat dhe perimet, veç vlerave ushqimore kanë edhe aftësi kuruese. Gjatë një studimi të kohëve të fundit, shkencëtarët arritën në përfundimin se perimet kanë një përmbajtje të lartë magnezi, një lloj minerali që mjekët shpesh e rekomandojnë për trajtimin e shumë sëmundjeve. Jeta e Lynne Suo sundohej nga dhimbja. Nga dhimbja e artritit. Nga dhimbja kronike e muskujve. Për afro tetë vjet ajo mbijetoi duke përdorur ilaçe kundra dhimbjes dhe steroide. Por për çudinë e saj lehtësimi më i madh i dhimbjeve nuk erdhi nga ndonjë ilaç, por nga minerali i magnezit.

Sarah Shaw pati një aksident automobilistik që e la atë me dhimbje në këmbë, dhe pa gjumë, derisa ajo filloi të merrte një tablet 600 miligramëshe magnezi çdo ditë.

Histori të tilla nuk e habisin specialisten Linda Rapson. Ajo mendon se rreth 70 për qind e pacientëve të saj demonstrojnë shenja të mungesës së magnezit, si dhimbje muskujsh, marrje mendsh e të tjera.

Mungesa në magnezium lidhet gjithashtu me sëmundjen e zemrës dhe me tipin e diabetit dy. Shumë njerëz zakonisht nuk konsumojmë një sasi të mjaftueshme të perimesh që përmbajnë këtë mineral, dhe nuk pimë një sasi të mjaftueshme uji të pasur në minerale. Mbi të gjitha, një dietë e mbushur me sheqer dhe brumëra, apo me shumë kalcium, shteron magnezin. Gjithashtu stresi çon në pakësimin në organizëm të këtij minerali jetësor.

Mjekja Mildred Seelig ka rreth katër dekada që po studion magnezin. Ajo po shkruan një libër, i cili pritet të botohet së shpejti, për të bërë të njohur këto veti të magnezit. Ajo dëshiron që kryerja e studimeve që të konfirmojnë rezultatet që ajo ka parë dhe ato që kanë raportuar pacientët e saj. Ata pranojnë që magnezi nuk është një kurë për gjithçka, por një trajtim i thjesht dhe i efektshëm të cilit nuk i është kushtuar rëndësi.

Anoreksia

Sipas statistikave, rreth 10 milionë amerikanë vuajnë nga shrregullimet e të ngrënit, shkaktar kryesor i shumë sëmundjeve. Shumë vuajnë nga Anoreksia nervoze, pasi për të mos shtuar peshë, u nënshtrohen dietave ushqimore përtjej kufijve ekstreme. Shkencëtarët në fushën gjenetike tani thonë se si mbi pesha trupore ashtu edhe nën pesha e shkaktuar nga anoreksia mund të jenë sëmundje të trashëguara gjenetikisht. Por cilët nga 31 mijë gjenet e kodit gjenetik të njeriut mund të jenë fajtorë për këto sëmundje. Shkencëtarët po punojnë për përcaktimin e këtij gjeni duke marrë në studim pjestarë të familjeve që vuajnë nga anoreksia. Megjithatë shkencëtarët thonë se problemi mund të mos jetë vetëm gjenetik, por edhe pjesë e kulturës dhe mjedisit ku jetojmë. Për anoreksinë deri tani nuk ka ndonjë kurë mjekësore, por shkencëtarët shpresojnë të gjejnë një zgjidhje të këtij problemi në përfudnim të studimit që priet të zgjasë 4 vjet.

Superkompjuterë të Rinj më të Fuqishëm

Shkencëtarët thonë se në fushën e super kompjuterve bota ndodhet në prag të një epoke të re. Ata mendojnë se superkompjutrat e tanishëm nuk i plotësojnë nevojat e zhvillimit. Për t’i bërë ballë kësaj sfide Agjencia Amerikane e Hapësirës, Nasa thuhet se ka nevojë për një përmirësim të dukshëm të superkompjuterve të saj.

Zyrtari i Nasas, Jim Taft thotë se shkencëtarëve të kësaj agjencie u duhet të kryejnë përllogaritje me dhjetra të mijtat e atomit e me miliarda shifra. Këto llogaritje me superkompjuterët e tanishëm kërkojnë vite për t’u kryer, nëse nuk shpërndahen në mijëra porcesorë të tjerë.

Për projektet e saj në hapësirë, Nasa përdor superkomjuterë të llojit Origin 3000 të prodhuara nga firma SGI- Silocon Graphics Incorporated. Presidenti i kësaj kompanie, Bob Bishop thotë se kompania e tij ka plane për krijimin e superkompjuterëve të nevojshëm. 15 përqind e të ardhurave të kësaj kompanie shpenzohen vetëm për sektorin e kërkimeve, më shumë sesa konkurentët e saj.

Zoti Bishop thotë se vetëm duke menduar për një planifikim afatgjatë, firmat amerikane mund të ruajnë rolin e tyre udhëheqës në shkencë e teknologji, dhe si rrjedhim edhe në industri dhe ekonomi. Zoti Bishop mendon se çështja e planifikimit afatgjatë në shkencë e teknologji lidhet ngushtë edhe me çështjen e sigurimit kombëtar.

Teknologjia Satelitore në Sportin e Skive

Teknologjia satelitore po gjen zbatim të frytshëm në parqet e skive në Keystone të Kolorados. Skiatorët që ndodhen këtu për pushime, kanë montuar në mëngën e xhaketës së tyre e tyre një aparat transmetues satelitor, i cili krijon një hartë ku tregohen me hollësi të gjitha rrugët nëpër të cilat kalon skiatori. Harta tregon sa kilometra ka udhëtuar skiatori dhe sa kalori ka shpenzuar ai.

Shpikësi i kësaj paisjeje ka në plan ta zgjerojë përdorimin e saj për të transmetuar sinjale, kështu që për shembull prindërit nëpërmjet një ekrani në dhomë mund të shohin fëmijët e tyre duke bërë ski larg në male.

XS
SM
MD
LG