Lidhje

Presidenti Bush i bën thirje Sadam Huseinit të shmangë konfliktin - 2003-01-08


Fati i regjimit të tanishën të Irakut varet nga vetë veprimet e tij. Presidenti George Bush ka thënë “Sadam Huseini e di fare mirë se çfarë mund të bëjë dhe çfarë duhet të bëjë për ta shmangur konflikitn. Ne ia kemi bërë këtë të qartë. Bota ka folur me një gjuhë për këtë çështje.” Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka bërë të qartë: Iraku duhet të bashkëpunojë plotësisht me inspektorët e Kombeve të Bashkuara për të asgjësuar armët e tij të shkatërrimit në masë, ose përndryshe do të përballet me pasoja.

Kjo është e nevojshme duke u nisur nga e kaluara e Irakut. Regjimi i Sadam Huseinit ka përdorur armë kimike kundër pakicave si kurdët dhe kundër Iranit. Duke pushtuar Kuvajtin në vitin 1990, Sadam Huseini filloi luftën e Gjirit Persik. Gjatë luftimeve në vitin 1991 ai lëshoi raketa skud kundër Arabisë Saudite, Izraelit dhe forcave të koalicionit në Gjirin Persik.

Në vitin 1991 si kusht për përfundimin e luftës, Sadam Huseini pranoi të çarmatoset. Por para katër vjetësh, inspektorët e OKB për armët arritën në përfundimin se Iraku nuk ishte në gjendje të shpjegonte se ku ndodheshin rezerva të mëdha të armëve biologjike dhe kimike. Në dhjetor të vitit 2002 Iraku dorëzoi një deklaratë nëpërmjet të cilës ai duhej të pasqyronte të gjitha aspektet e programeve të tij të shkatërrimit në masë. Por dokumenti përmbante boshllëqet, mangësitë, dhe mashtrimet e zakonshme.

“Diktatori irakian, tha presidenti Bush, as që u përpoq të dorëzonte një deklaratë të besueshme. Tashmë ne jemi të sigurtë se ai ka vepruar në kundërshtim me Kombet e Bashkuara, Këshillin e Sigurimit dhe rezolutat e tij. Ai nuk përfill mendimin e njerëzimit. Sadam Huseinit, tha presidenti Bush, iu dha mundësia për paqe. Por deri më tani ai ka zgjedhur rrugën e mospërfilljes.”

Edhe tani, Sadam Huseini ka kohë për t’i dhënë fund qëndrimit të tij mospërfillës. Por kësaj kohe po i afrohet fundi. Përdorimi i forcës ushtarake është mundësia e fundit për Shtetet e bashkaura dhe aleatët e tyre. “Megjithatë, u shpreh presidenti Bush, nëse përdorimi i forcës bëhet i domosdoshëm për ta çarmatosur Irakun nga armët e shkatërrimit në masë dhe për të zbatuar rezolutat e Kombeve të Bashkuara, nëse përdorimi i forcës bëhet i domosdoshëm për sigurinë e vendit tonë dhe të paqes, Shtetet e Bashkuara do të veprojnë me vendosmëri.”

XS
SM
MD
LG