Lidhje

Terrorizëm në Tel Aviv - 2003-01-09


Terrorizmi e ka goditur përsëri Izraelin. Më 5 janar, në Tel Aviv dy palestinezë kryen sulme vetëvrasëse me bombë, gjatë të cilave humbën jetën 24 persona dhe u plagosën më tepër se 100 të tjerë. Të dy sulmet u kryen pothuajse njëkohësisht, pranë një stacioni autobuzi. Njëri prej terroristëve aktivizoi një bombë në një stacion autobuzi dhe i dyti kreu veten në erë në një qendër tregëtare ku kishte një grumbullim të madh njerëzish. Për këto veprime çnjerëzore kanë marrë përgjegjësinë disa organizata terroriste.

Autoriteti Palestinez i kryesuar nga Jaser Arafati i dënoi sulmet terroriste të 5 janarit. Siç e thanë qartë zyrtarët amerikanë, është e nevojshme që udhëheqja palestineze të ndërmarrë çdo hap të mundshëm për t’i dhënë fund sulmeve terroriste.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, presidenti George Bush i quajti vepër të urryer sulmet vetëvrasëse me bombë. Presidenti Bush i bëri thirrje të gjithë njerëzve që kërkojnë paqen në Lindjen e Mesme, të bashkohen në përpjekjet për të ndalur terrorin. ”Shtetet e Bashkuara,-tha ai,- janë të vendosura për të vazhduar luftën globale kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste, që kryejnë veprime të tilla, siç janë edhe vrasjet në Izrael.”

Disa i kanë quajtur gabimisht “martirë” vetëvrasësit me bombë. Por feja islame, ashtu sikurse edhe fetë e tjera, ndalon vrasjen e civilëve. Ata që nxisin vrasjet dhe sulmet vetëvrasëse në emër të islamit, në fakt e përdhosin fenë që ata pretendojnë se e përkrahin. Siç u shpreh presidenti Bush në një fjalim që mbajti në Kombet e Bashkuara, “vrasësi nuk është martir, ai është thjesht vrasës.”// lk //

XS
SM
MD
LG