Lidhje

Kryeministri izraelit hedh poshtë akuzat për korrupsion - 2003-01-10


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, mohoi çdo veprim të paligjshëm lidhur me një skandal për korrupsion që ka tronditur Partinë e tij Likud, më pak se tri javë para zgjedhjeve kombëtare.

Të enjten në mbrëmje, gjatë një konference shtypi, të transmetuar nga televizioni, zoti Sharon i dënoi hapur akuzat për ryshfet dhe mashtrim të ngritura kundër tij dhe dy dejemëve të tij, duke i quajtur ato gënjeshtra të neveritshme.

Ai tha se pas këtyre akuzave qendron Partia Laburiste e opozitës. Para se ai t’u jepte fund komenteve të tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Izraelit, dha urdhër që të ndalohej menjëherë transmetimi i konferencës së shtypit. //kk//

XS
SM
MD
LG