Lidhje

Grupet terroriste po veprojnë në Amerikën e Jugut - 2003-01-10


Komandanti i forcave ushtarake amerikane përgjegjës për sigurinë në rajonin e Amerikës së Jugut, gjeneral James Hill, tha se grupet terroriste myslimane po veprojnë në zonën ku takohen kufijt e tre vendeve, Paraguajt, Argjentinës dhe Barzilit.

Gjenerali Hill, udhëheqësi i Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara, thotë se veprimtaria terroriste në Amerikën e Jugut përbën kërcënim real.

Ai theksoi se mes grupeve që veprojnë në atë zonë janë rrjeti terrorist al-Kaida, organizata Hezbollah që mbështetet nga Irani dhe ekstremistë palestinezë nga grupi Hamas.

Vëzhguesit thonë se ajo zonë është bërë strehë për terroristë për shkak të mungesë së kontrollit të duhur nga qeveritë e vendeve përkatëse.//kk//

XS
SM
MD
LG