Lidhje

Prodi: Dyert e BE-së do  të mbeten të hapura për vendet e Ballkanit - 2003-01-10


Presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, garantoi vendet e Ballkanit se do të bëhen një ditë pjesë e një Evrope më të madhe.

Zoti Prodi, që kryeson organizmin kryesor ekzekutiv të Bashkimit Evropian, tha në një konferencë shtypi në Athinë se raundi i tanishmëm i zgjerimit evropian nuk do të jetë i fundit. Ai theksoi se dyert e organizatës do të mbeten të hapura për vendet e Ballkanit.

Komentet e zotit Prodi pasuan bisedimet me kryeministrin grek Costas Simitis, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian.

Organizata pranoi kohët e fundit kandidaturën e 10 vendeve evropiane që do të anëtarësohen vitin tjetër, por e ka shtyrë për disa vjet ftesën për Bullgarinë dhe Rumaninë, për t’u dhënë atyre më shumë kohë që të përgatiten për anëtarësimin.//kk//

XS
SM
MD
LG