Lidhje

35 mijë forca të tjera amerikane do të dislokohen në Gjirin Persik - 2003-01-11


Shtetet e Bashkuara do të dislokojnë 35 mijë forca të tjera amerikane në Gjirin Persik.

Urdhëri i dislokimit, i cili u nënshkrua dje nga sekretari amerikan i Mbrojtes, Donald Rumsfeld, është pjesë e përgatitjes së forcave amerikane për një luftë të mundshme në Irak. Lëvizja e trupave gjatë javëve të ardhme do të jetë dislokimi më i madh i forcave amerikane që kur Pentagoni filloi të dërgonte njësi ushtarake në Gjirin Persik.

Ndërkohë, Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Mohamed El Baradei, u bëri thirrje Shteteve të Baashkuara që tu japin inspektorëve të armëve informacion zbulimi më specifik se ku të kërkojnë për armë të ndaluara irakiane.

Zoti El-Baradei ishte dje këtu në Washington, për tu takuar me udhëheqës të Kongresit amerikan, sekretarin e shtetit, Colin Powell, dhe këshilltaren e presidentit Bush për sigurimin kombëtar, Condoleezza Rice.

Zoti El-Baradei u tha gazetarëve se komuniteti ndërkombëtar po e humbet durimin me dështimin e Irakut për tu çarmatosur. Ai tha se Bagdadi duhet të bashkëpunojë me raundine tanishëm të inspektimeve dhe të lejojë shkencëratë e tij të fushës ushtarake që të intervistohen privatisht. //ze//

XS
SM
MD
LG