Lidhje

Liebermann vendos kandidaturën për zgjedhjet presidenciale - 2003-01-13


Senatori demokrat i shtetit Connecticut, Josef Liebermann bëri të njohur sot se do të verë kandidaturën për zgjedhjet presideciale, duke u bërë kështu hebreu i parë që hedh kandidaturën për president në Shtetet e Bashkuara.

62 vjeçari Lieberman, i cili u bë i famshëm në vitin 2 mijë, si hebreu i parë që kandidonte për postin e nënpresidentit, ku ai humbi krahas nënpresidentit Al Gore. Në atë kohë ai tha para një grupi nxënësish të shkollës së Mesme Stamford, se po kandidonte për postn e nën-presidentit, për të realizuar ëndërrën amerikane. Ëndërrra amerikane, tha zoti Lieberman, rrezikohet nga një numër terroristësh dhe tiranësh nga jashtë, si dhe nga ekonomia e dobësuar amerikane, që e ka vështirësuar më tej jetën për amerikanët. Dy vjet më parë, tha ai ne i prmtuam Amerikës, po nuk e mbajtën premtimin.

Në fjalën e sotme, senatori Lieberman tha:-Sot po bëj të njohur se do të ve kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2004. Gjatë muajve të ardhshëm, tha ai, dua ta bind Amerikën se kam fuqinë, vizionin dhe vlerat për ta udhëhequr kombin tonë në stade më të larta dhe më të sigurta.

Senatori Liebereman është demokrat i qendrës, ai disa herë është përplasur me presidenti Bush për çështje të ndryshme, si falimentimi i firmës Enron, projektin e presidentit për Departamentin e Sigurisë së Atdheut. Ai tha se do të tërhoqte kandidaturën e tij për president, se do të kishte kandiduar për këtë post ish-nënpresidenti Al Gore.

//rd//

XS
SM
MD
LG