Lidhje

Kërkimet për armë të ndaluara në Irak mund të zgjasin deri në një vit - 2003-01-13


Agjensia e Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrjen e armëve bërthamore njoftoi se kërkimet për armë të ndaluara në Irak mund të zgjasin deri në një vit.

Ndërkohë, ka vazhduar me të njejtin vrull grumbullimi i trupave amerikane për një luftë të mundshme me Irakun, i cili pritet të përfundojë nga mesi i muajit shkurt.

Drejtori i Agjensisë Ndërkombëtare për Energji Atomike Mohamed El-Baradei tha se trysnia e ushtrisë amerikane mbi Irakun ka dhënë rezultate dhe duhet të shtohet ndërkohë që vazhdojnë inspektimet. Ai tha inspektimet duhet kryer në tërësi. Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë theksoi se presidenti Bush nuk ka caktuar ndonjë afat për të vendosur nëse inspektimet kanë dështuar dhe nëse të fillohen operacionet ushtarake.

Zoti El-Baradey i bëri këto komente vetëm disa ditë pasi sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld urdhëroi dyfishimin e menjëhershëm të forcave amerikanë në Gjirin Persik që tashmë kanë mbrritur në 60 mijë trupa. Britania poashtu është duke shtuar praninë ushtarake në rajon.

Më 27 janar, inspektorët e OKB-së duhet ta njoftojnë Këshillin e Sigurimit nëse dy muajt e parë të kërkimeve të tyre për armë të shkatërrimit në masë kanë dhënë ndonjë rezultat.

Kryeministri britanik Tony Blair tha se ai beson që Kombet e Bashkuara do të autorizojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Irakut nëse del në pah se Baghdadi po fsheh armë të shkatërrimit në masë.

Zoti Blair shprehu besimin se deklarata 12 mijë faqëshe mbi armët që Irakut u dha Kombeve të Bashkuara është fallso. Mirëpo, ai theksoi se Britania do të presë raportet e zotit El-Baradei dhe të krye-inspektorit të OKB-së për armët, Hans Blix përpara Këshillit të Sigurimit më 27 janar.

//ze//

XS
SM
MD
LG