Lidhje

Nje Studim i Ri mbi Semundjet e Zemres - 2003-01-14


Një studim i kryer nga mjekë të Klinikës Mayo në Shtetet e Bashkuara tregon se një në çdo katër vetë mbi moshën 45 vjeçare mund të preket nga sëmundje të zemrës.

Të dhënat e studimit i shtyjnë mjekët dhe pacientët të kenë parasysh se pushimi i zemrës nuk shkaktohet vetëm nga pompimi i pa mjaftueshëm i gjakut, por edhe atëherë kur pompimi i gjakut është normal, por zemra nuk është në gjendje ta absorbojë atë.

Studimi morri në shqyrtim rreth 2000 mijë banorë të krahinës Olmsted të shtetit Michigan. Personat me çrregullime diastolike ose me probleme të furnizimit të zemrës me gjak në intervalin midis dy rrahjeve, ishin 10 herë më në rrezik për të vdekur brenda 5 vjetëve, sesa personat pa këto probleme. Sipas autorëve të studimit, këto të dhëna theksojnë nevojën për një kuptim më të mirë të rasteve të pushimit të zemrës për shkaqe diastolike dhe në çmënyrë të parandalohen ato.

Drejtoresha e Klinikës Mayo, Margaret Redfield thotë se shumë njerëz mendojnë se pushimi i zemërs shkaktohet kryesisht nga pumpimi i dobët i gjakut. Ky rast quhet systolic, që do të thotë se nxjerrja e gjakut nga barkushja gjatë intervalit midis çdo rrahje të zemrës është më pak se 50 përqind. Por studimi tregon se në afro 50 përqind të rasteve pushimi i zemrës ndodh nga që zemra është e sforcuar dhe për këtë arsye nuk mund të thith gjak të mjaftueshëm, megjithëse pompimi është normal. Ky rast quhet diastolik.

Ndërkohë që në Klinikën Mayo vazhdojnë provat në laborator mbi gjetjen e metodave për zbulimin e herëshëm të gjëndjes diastolike të zemrës, mjekët e kësaj klinike të njohur rekomandojnë zbatimin e masave parandaluese kundër presionit të lartë të gjakut dhe nivelit të lartë të kolesterinës. Ata thonë se pushimi i zemrës, pavarësisht nga arsyet, është një sindromë fatale, që shkaktohet nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare. Simptomat tipike të kësaj syndrome janë lodhja, vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të këmbëve dhe probleme në ritmin e rrahjeve të zemrës.

XS
SM
MD
LG