Lidhje

Kalendari Historik 20 janar - 2003-01-15


Si sot 202 vjet më parë, më 20 janar të vitit 1801, presidenti John Adams emëroi politikanin John Marshall në postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara. Zoti Marshall, kishte studiuar ligjin vetëm për një kohë të shkurtër dhe nuk kishte fare përvojë juridike. Por ai ishte simpatik dhe gëzonte respekt të madh si politikan dhe si burr-shteti. Zoti Marshall ishte federalist i vendosur që besonte në pushtetin suprem të kushtetutës si themelet e Shteteve të Bashkuara. Kur John Jay, kryetari i parë i gjykatës së lartë doli në pension më 1801, gjykata më e lartë e vendit kishte pak pushtet. Ajo lejohej vetëm të interpretonte ligjet federale. Ajo kishte një status aq të kufizuar sa që zyrtarët e urbanistikës në kryeqytet i mohuan gjykatës më të lartë të vendit një ndërtesë në vete. Profesori i Fakultetit të Drejtisë në Universitetin e Virgjinias, Dick Howard tha se kryetari i atëhershem i Gjykatës së Lartë, John Marshall e ndryshoi opinionin e vendit ndaj Gjykatës së Lartë: ”Gjatë karierës së tij prej 34 vjetësh si kryetar, John Marshall i dha Gjykatës së Lartë seriozitetin dhe prestigjin që meritonte. Ai e arriti këtë pjesërisht duke i bashkuar gjykatësit që të flasin me një zë dhe i dha fund praktikës së vjetër që ata të shkruanin veças intrepretimin e ligjit për një çështje të caktuar. Por ajo që ishte edhe më e rëndësishme, zoti Marshall nxorri në dritë opinione të rëndësishme që çuan në formimin e themeleve për shqyrtime kushtetuese.”

Më 20 janar të vitit 1981, Irani liroi 52 pengje amerikane që i pat mbajtur për 444 ditë me radhë. Lajmi për lirimin e tyre arriti vetëm disa minuta pas përfundimit të mandatit të presidentit Jimmy Carter dhe betimit të Ronald Reaganit si pas-ardhës i tij. Ish Presidenti Carter i cili kishte në plan t’i priste pengjet në Gjermani si veprim të tij të fundit, shkoi atje, jo si president, por si misionar i personal i presidentit Reagan. Më 4 nëntor të vitit 1979, ekstremistët iranianë, të cilët thoshin se ishin studentë, sulmuan ambasadën amerikane në Teheran dhe moren peng amerikanët që punonin aty. Iranianët kërkonin që Shtetet e Bashkuara ta kthenin në Iran Shahun Mohammed Reza Pahlavi që kishte merguar në Amerikë në shkëmbim për lirimin e pengjeve amerikane. Marrëveshja për lirimin e tyre u arrit më 19 janar të vitit 1981, me ndihmën e ndërmjetsuesve algjerianë.

//rd//

XS
SM
MD
LG