Lidhje

Korea e Veriut nuk pranon ofertën amerikane për bisedime - 2003-01-16


Diplomati më i lartë amerikan për çështjet e Azisë Lindore thotë se zgjidhja e mosmarrëveshjes bërthamore me Korenë e Veriut do të jetë një proces shumë i ngadalshëm. Ndihmës sekretari i Shtetet, James Kelly, foli sot në Pekin pasi u dha fund bisedimeve me zyrtarët kinezë. Më pas zoti Kelly shkoi në Singapor.

Zoti Kelly tha se Shtetet e Bashkuara, Kina, Korea e Jugut, Russia dhe Japonia janë dakord se gadishulli korean duhet të jetë një zonë pa armë bërthamore. Por ai tha se arritja e këtij qëllimi do të kërkojë kohë në mënyrë që të bëhet “siç duhet”, siç u shpreh ai. Zoti Kelly tha se Uashingtoni duhet të punojë dhe të komunikojë qartë me vende të tjera, përfshirë Korenë e Veriut. Ai tha se do të kthehet së shpejti përsëri në Kinë për bisedime të mëtejshme.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Korea e Veriut nuk po bën gjë tjetër veçse po dëmton veten, duke mospërfilluar thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për të braktisur programin e saj të armëve bërthamore. Më parë, Korea e Veriut hodhi poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për bisedime. Shtëpia e Bardhë e cilësoi këtë kundërshtim “për të ardhur keq” por shtoi se propozimi mbetet ende i hapur.//ic//

XS
SM
MD
LG