Lidhje

SHBA:  Përkujtohet udhëheqësi i të drejtave civile, Martin Luther King - 2003-01-20


“Padrejtësia kudo që të ndodhë është kërcënim për drejtësinë kudo”. Këto janë fjalët e Martin Luther Kingut, të Riut, udhëheqësit të vrarë të të drejtave civile. Sot në Shtetet e Bashkuara është dita kombëtare e nderimit të Dr. Kingut.

Martin Luther King, klerik baptist, ishte një nga mbrojtësit më të njohur në botë të ndryshimeve sociale pa dhunë. Si student i teologjisë në Universitetin e Bostonit, ai u njoh me mësimet e Mohandas Gandhit, pacifistit që bashkoi popullin e Indisë kundër sundimit kolonial britanik.

Duke ndjekur parimin e rezsistencës pa dhunë në lëvizjen e të drjtave civile në Shtetet e Bashkuara, Martin Luther King predikoi barazinë raciale në një kohë kur zezakët e Amerikës ishin ende viktima të ndarjes dhe diskriminimit racial. Në vitin 1957, ai udhëtoi për më shumë se një milionë kilometra nëpër Shtetet e Bashkuara dhe mbajti mbi 200 fjalime.

Mesazhi i Martin Luther Kingut, për t’iu përgjegjur urrejtjes me dashuri ndihmoi më në fund për të sjellë ndryshime të mëdha në Shtetet e Bashkuara. Fjalët e tij u dëgjuan nga miliona njerëz në të gjithë botën. Një nga fjalimit e tij që ka lënë mbresë të thellë është ai i verës së vitit 1963 gjatë Marshimit të famshëm në Washington. Në këtë marshim morrën pjesë mbi 150 mijë vetë. Ai i dha tonin mitingut kur tha:

“Ne duhet ta zhvillojmë gjithmonë luftën tonë nëplanin më të lartëtë dinjitetit dhe disiplinës. Ne nuk duhet të lejojmë që protesta jonë krijuese të degjenerojë në dhunë fizike. Vazhdimisht ne duhet të ngjitemi në lartësitë fisnike për t’iu përgjegjur forcës fizike me forcë shpirtërore. Vendosmëria e mrekullueshme që ka përfshirë komunitetin zezak nuk duhet të na çojë në shkatërrimin e të gjithë popullatës së bardhë, pasi shumë nga vëllezërit tonë të bardhë, siç evidentohet nga prania e tyre, e kanë të qartë se fati i tyre është i lidhur me fatin tonë dhe se liria e tyre është e lidhur në mënyrë të pandashme me lirinë tonë. Ne nuk mund të ecim vetëm”.

Ishte një akt shumë kurajoz për Martin Luther Kingun që të ndiqte çështjen e të drejtave civile për të gjithë amerikanët. Në shumë raste ai u burgos. Në vitin 1968 ai u vra nga një atentator.

“Për një kohë shumë të shkurtër”, ka thënë Presidenti Bush, “vendi ynë përfitoi nga puna e tij, dhe për më tepër ëndërra e tij vazhdon të jetojë në zemrat e një brezi të ri”.//ic//

XS
SM
MD
LG