Lidhje

I dërguari rus në Phenian propozon një plan për eliminimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut - 2003-01-20


Zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Aleksandër Losjukov, u takua me udhëheqësin koreanoverior, Kim Jong-Il në Phenian, ndërkohë që i dërguari rus vazhdon misionin e tij për zgjidhjen e krizës rreth programit koreanoverior të armëve bërthamore. Zoti Losjukov i tha sot agjencisë ruse të lajmeve, Itar Tass, se bisedimet e tij 6 orëshe me zotim Kim ishin të qënsishme, siç u shpreh ai. Dje, zoti Losjukov propozoi një plan për çmontimin e programit koreanoverior të armëve bërthamore. Paketa ofron ndihmë ekonomike e humanitare, si edhe garanci sigurimi për Korenë e Veiut, në shkëmbim të premtimit që gadishulli korean të mbetet zonë pa armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG