Lidhje

Kryeministri britanik i shqetësuar për sulme të mundshme terroriste kundër vendit të tij - 2003-01-21


Kryeministri britanik Tony Blair thotë se është vetëm çështje kohe, para se terroristë ndërkombëtarë të përpiqen të kryejnë sulme ndaj Britanisë.

Zoti Blair, thotë se bastisjet e kohëve të fundit nga njësitë e policisë anti-terroriste në gjithë Britaninë pasqyrojnë kërcënimin me të cilin përballet vendi i tij: "Ne kemi prova nga arrestimet e kohëve të fundit se rrjeti terrorist është i pranishëm këtu, ashtu si në vendet e tjera evropiane dhe në pjesë të tjera të botës. Mendoj se është e rëndësishme të bëjmë ç’është mundur që të përpiqemi t’u tregojmë njerëzve lidhjet midis çështjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe këtyre grupeve terroriste ndërkombëtare, të lidhura kryesisht me al -Kaidën" tha zoti Blair

Kryeministri britanik i bëri këto komente para një komisioni parlamentar, ndërkohë që policia vazhdon të marrë në pyetje shtatë burrat e arrestuar në një xhami të Londrës, që përbën operacionin më të madh të fushatës antiterroriste në Britani.

Policia ka kryer një numër bastisjesh në mbarë Britaninë, pasë zbulimit të lëndës helmuese të ricinit në një apartament të Londrës në fillim të muajit. //rd//

XS
SM
MD
LG