Lidhje

Aparat per Vezhgimin e Trurit - 2003-01-21


Mendoni për disa çaste rreth të gjitha të dhënave që trurit i duhet të përpunojë gjatë një dite. Të gjitha përshtypjet, të gjitha emocionet. Si e përballon truri gjithë këtë punë.

Para tre vjetësh, Annie kaloi në skizofreni. Me anë të ilaçeve ajo tani ka filluar të ndjehet më mirë, por mjekët duan të dinë se çfarë ndodh në kokën e saj. Kjo është arsyeja që ata po vëzhgojnë me këtët aparat të ri skanimi i quajtur Meg. Annie thotë se nëpërmjet aparatit mund të vrojtohen ndryshimet në veprimtarinë e trurit në të mijtën sekondës; çdo mendim, çdo reagim, është në fakt një puls elektrik brenda në tru. Këto sinjale sado të dobëta pasqyrohen në këtë aparat skanimi.

Shkencëtarët thonë se ky aparat u krijon atyre mundësinë e pashembullt për të parë se çndodh në trurin e një personi që vuan nga skizofrenia, epilepsia e ndoshta nga çdo sëmundje tjetër nervore. Çfarë ndodh brenda në kokë është thuajse mister. Por me një teknologji të tillë, që zbulon trurin gjatë veprimtarisë së tij, ndoshta një ditë gjithçka mund të bëhet e kuptueshme.

XS
SM
MD
LG