Lidhje

Arabia Saudite ekstradon në Kuvjat të dyshuarin për sulmin ndaj dy amerikanëve - 2003-01-23


Arabia Saudite ekstradoi në Kuvajt personin që dyshohet si autori i sulmit në afërsi të Qytetit Kuvajt, në të cilën u vra një civil amerikan dhe u plagos një tjetër.

Zyrtarët thanë se shtetasi kuvajtian u arrestua të mërkurën, ndërkohë që po përpiqej të hynte në mënyrë të paligjshme në Arabinë Saudite dhe iu dorëzua autoriteteve kuvajtiane sot në mëngjes.

Ata thanë se rezultatet e një procesi fillestar hetimor, lënë të kuptohet se personi i dyshuar hapi zjarr kundër makinës me të cilët po udhëtonin dy civilët amerikanë në afërsi të bazës ushtarake amerikane, Kampi Doha. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i treti që kryehet kundër amerikanëve në Kuvajt që nga muaji tetor. //kk//

XS
SM
MD
LG