Lidhje

Kalendari Historik 27 janar - 2003-01-24


Më 27 janar të vitit 1913, atletit indiano-amerikan Jim Thorpe, i cili nga shumë njerëz quhej atleti më i mirë i botës, iu morën dy medalje ari, që ai kishte fituar në lojrat olimpike të vitit 1912. Një vit pas mori medaljet, Thorpe pranoi se kishte luajtur bejsboll më 1909 dhe 1910 dhe kishte marrë 15 dollarë në javë për ushqime. Ai deklaroi se nuk e dinte se paratë që kishte marë e kishin bërë atë teknikisht atlet profesionist, duke e skualifikuar nga garat amatore, përfshirë edhe nga lojrat olimpike. Jim Thorpe kishte fituar medaljen e artë në 5 garësh dhe 10 garësh në lojrat olimpike të vitit 1912 në Stokolm të Suedisë. Ai vdiq më 1953, por fëmijët e tij e vazhduan fushatën që të atit të tyre t’i ktheheshin titujt. Më 1982, komisioni ndërkombëtar i lojrave olimpike njoftoi se do t’i kthente Thorpit statusin e atletit amator si dhe dy medaljet e tij olimpike.

Më 27 janar 1967, 3 astronautë amerikanë humbën jetën nga zjarri që përfshiu anijet e tyre të hapësirës Apollo 1 gjatë një prove në tokë. Astronautët Virgil Grissom, Edward White dhe Roger Chaffee po bënin provën e lëshimit të anijes, me të cilën ata do të qëndronin në orbitën e Tokës për 14 ditë. Për shkak të një difekti, astronautët u dogjën brënda anijes në pamundësi për të dalë. Ekipet e shpëtimit nuk mund t’u afroheshin astronautëve për shkak të nxehtësisë së madhe dhe tymit të dendur. Aksidenti përbënte një dështim të përkohshëm për programin Apollo, i cili kishte për qëllim dërgimin në hënë të anijes para fundit të dekadës. Dërgimi i njerëzve në Hënë u bë realitet 2 vjet e gjysëm më vonë, më 20 korrik 1969. //kk//

XS
SM
MD
LG