Lidhje

Kalendari Historik 24 dhjetor - 2003-01-24


Më 24 janar 1943, udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë deklaruan se nuk do të pranonin asgjë më pak se dorëzimin pa kushte të fuqive të Boshtit, në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti Franklin Roosevelt dhe kryeministri britanik, Winston Churchill, e lëshuan këtë deklaratë në përfundim të konferencës 10-ditëshe që mbajtën në Casablanca të Marokut. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, kryeministri i Britanisë dhe gjenerali i Francës së Lirë, Sharl dë Gol, si edhe këshilltarët e tyre të lartë ushtarakë, u takuan për të planifikuar strategjinë e përbashkët kundër Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë. Presidenti Roosevelt bëri thirrje gjithashtu edhe për shkatërrimin e atyre që ai i cilësoi si filozofi të atyre vendeve që bazohen në pushtimin dhe nënshtrimin e popujve të tjerë. Gjatë Konferencës së Kazablankës, shtabet ushtarake të tri vendeve aleate planifikuan ofensivën ajrore dhe detare kundër fuqive të Boshtit.

Më 24 janar 1848, dyndja më e madhe për ar në historinë amerikane, filloi qetë e qetë në brigjet e lumit American, në Kaliforni. Disa punëtorë që po punonin në hapjen e themeleve për ndërtimin e një sharre në tokat e pronarit, John Sutter, pranë qytetit Sacramento, zbuluan flori. Brenda një viti dhjetëra mijëra njerëz nga gjithë Shtetet e Bashkuara dhe shumë mijëra të tjerë të ardhur nga vende përtej Oqeanit, kontollonin për ar zhavorrin e lumenjve dhe përrenjve që vinin nga malet e larta të Kalifornisë.//kk//

XS
SM
MD
LG