Lidhje

Një diplomat i lartë koreanojugor, pritet të takojë udhëheqësin koreanoverior - 2003-01-28


Një diplomat i lartë koreanojugor pritet të takohet me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Il, në kuadër të përpjekjeve intensive për të bindur Phenianin që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

I dërguari koreanojugor, Lim Dong-won, u takua të martën me kreun e shtetit të Koresë së Veriut, i cili ka një rol ceremonial.

Parashikohet që zoti Lim t’i japë udhëheqësit koreanoverior një letër të presidentit koeranojugor, Kim Dae-jung. Zyrtarët thonë se në letër i kërkohet Koresë së Veriut që të heqë dorë menjëherë nga ambiciet e saj bërthamore.

Zoti Lim i filloi të hënën takimet e nivelit të lartë me zyrtarë të Koresë së Veriut.//kk//

XS
SM
MD
LG