Lidhje

Farsa e zgjedhjeve në Kubë - 2003-01-28


Sistemi elektoral i Kubës do të shikohej si shaka sikur pasojat e tij për popullin kuban të mos ishin aq serioze. Më 19 janar, në Kubë u zhvilluan zgjedhjet për në asamblenë kombëtare. Mirëpo, zgjedhjet ishin një farsë i vërtetë. Ky përfundim arrihet nga vetë fakti se në zgjedhje u paraqitën 609 kandidatë për 609 vendet në asamblenë e përgjithshme. Pra, për çdo vend të asamblesë së përgjithshme konkuri vetëm një kandidat, kandidati i emruar nga dikatori komunist, Fidel Kastro. Edhe vetë asambleja kombëtare është një farsë. Ajo ka vetëm një funksion: të miratojë qorrazi politikën shtypëse të Fidel Kastros.

Pse kubanët marrin pjesë në një farsë të tillë? Trysnia ndaj popullit për të votuar në zgjedhjet e rreme të Fidel Kastros është shumë e madhe. Shumë kubanë thonë se ata dhe familjet e tyre do të vuanin pasoja të rënda në vendin e punës dhe në shkollë sikur të mos merrnin pjesë në votim. Ndërkohë, disidentëve që u përpiqën të vëzhgonin zgjedhjet, iu mohua leje që të shkonin në qendrat e votimit, gjë që është në kundërshtim me vetë ligjin kuban.

“Ne, tha presidenti Kastro ditën e zgjedhjeve, po përfsosim demokracinë tonë revolucionare dhe socialiste.” Mirëpo, fakti është se qytetarët kubanë nuk gëzojnë të drejtën të ndryshojnë qeverinë e tyre në mënyrë paqesore. Regjimi komunist i Kastros u shkel qytetarëve kubanë të drejtën e jetës private dhe u mohon atyre lirinë e fjalës, të shtypit, të tubimit dhe atë të organizimit. Qeveria kufizon përhapjen e botimeve të huaja dhe ushtron censurë të rreptë ndaj lajmeve dhe informacionit.//xh//

Zgjedhjet e rreme të Kastros nxitën të përditëshmen e Partisë Komuniste të Kubës, Granma, të deklaronte se “votimi për asamblenë kombëtare është provë e padiskutueshme e mbështetjes së popullit për vendin, revolucionin dhe socializmin.” Dhe nën-presidenti i Kubës, Carlos Lahe, i cilësoi zgjedhjet si me të vërtetë të lira dhe demokratike.

Këto komente janë me të vërtetë qesharake. Mirëpo, për popullin kuban, ato janë qesharake në një mënyrë shumë trishtuese.

XS
SM
MD
LG