Lidhje

Rusia, Britania dhe Franca theksojnë qëndrimet për Irakun - 2003-01-28


Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij mund të ashpërsojë qëndrimin ndaj Irakut nëse Bagdadi pengon punën e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armët.

Duke folur në universitetin e Kievit, udhëheqësi rus tha se pengesat e shkaktuara nga Iraku në veprimtarinë e inspektorëve mund ta shtyjnë Rusinë të bashkohet me Shtetet e Bashkuara për të kërkuar masa më të rrepta nga Këshilli i Sigurimit.

Por ai theksoi gjithashtu se të gjitha këto veprime duhet të bashkërendohen përmes Këshillit të Sigurimit. Po sot, Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, tha se Iraku ka shkelur rezolutën e OKB-së për t’u çarmatosur.

Në Paris, ministri i jashtëm francez, Dominique De Villepin, theksoi përsëri qëndrimin e vendit të tij kundër çdo veprimi të njëanshëm për këtë çështje.//kk//

XS
SM
MD
LG