Lidhje

Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike kërkon bashkëpunim më të madh nga Iraku - 2003-01-31


Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara që vëzhgon instalimet dhe armët bërthamore, tha se Iraku duhet t’u japë ekspertëve të armëve liri më të madhe në procesin e inspektimit, para se kryeinspektorët të shqyrtojnë kërkesën e Bagdadit për bisedime të mëtejshme gjatë ditëve të ardhshme.

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë bërthamore, Muhamed ElBaradei, u tha sot gazetarëve në Vjenë se Iraku duhet të tregohet i gatshëm të lejojë inspektorët të intervistojnë shkencëtarët irakianë vetëm për vetëm dhe të miratojë misionin e avcionëve të përgjimit mbi territorin e tij.

Të enjten, Iraku ftoi zotin ElBaradei dhe kryenispektorin e OKB-së për armët, Hans Blix, të shkojnë në Bagdad për bisedime të mëtejshme para se ata t’i raportojë përsëri Këshillit të Sigurimit më 14 shkurt.

Zoti Blix tha më pas se ai dhe zoti ElBaradei po e shqyrtonin ftesën, por theksoi se bashkëpunimi irakian me procesin e inspektimit nuk është shtuar që kur ai i raportoi Këshillit të Sigurimit, ditën e martë.

Presidenti Bush ka paralajmëruar se përpjekjet për të zgjidhur krizën irakiane nëpërmjet diplomacisë do të zgjasin vetëm disa javë. Ai tha se shpreson që trysnia nga bota e lirë do ta bindë udhëheqësin irakian, Saddam Hussein, që të heqë dorë nga pushteti dhe të largohet nga vendi.

XS
SM
MD
LG