Lidhje

Shqipëria mund të dërgojë ushtarë, në rast të një ndërhyrjeje në Irak - 2003-01-31


Njësi të ushtrisë shqiptare do të përfshihen së shpejti në trupat e koalicionit botëror kundër regjimit irakian. Ambasadori i SHBA në Tiranë, Xhejms Xhefri, njoftoi publikisht përgatitjet e Shqipërisë për të ndërmarrë këtë hap gjatë një konference të shoqatës së NATO-s.

“SHBA është shumë mirënjohës Shqipërisë për bashkëpunimin ushtarak. - tha amb.Xhefri. - pikërisht forcat amerikane po stërvitin ushtarakët shqiptarë në ushtrime që kanë domethënie të vecantë. Këto njësi shumë shpejt mund të dislokohen në Gjirin Persik, ku do t’i zbatojnë këto stërvitje në realitet”.

Ambasadori amerikan premtoi se SHBA do të mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO gjatë samitit të ardhshëm të Aleancës Atlantike.

Ndërsa Presidenti Alfred Moisiu, pohoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj SHBA në konfliktin me regjimin iraken, ndërsa kërkoi përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në NATO. Ai tha se pas disa ditësh përfaqësues të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë do të bisedojnë në Tiranë për një strategji rajonale të integrimi në NATO.

“Për hartimin e kësaj strategjie të përbashkët integrimi - tha zoti Moisiu - në 12 shkurt 2003 do të organizohet këtu në Tiranë takimi i nivelit të lartë midis presidentëve të tre vendeve. Në mesin e muajit mars, parashikohet të nënshkruhet nga tre palët Karta “Adriatik 3”.

Ne konfirmojmë me këtë rast gadishmërinë tonë dhe mbështetjen e plotë të veprimeve të SHBA dhe të koalicionit kundër regjimit iraken”. Dhjetë vjet më parë Shqipëria u bë vendi i parë ish-komunist që kërkoi të anëtarësohej në Aleancën e Atlantikut Verior. //kk//

XS
SM
MD
LG