Lidhje

Presidenti Bush: humbja e anijes Columbia është një lajm i tmerrshëm dhe i shkakton trishtim të madh vendit - 2003-02-01


Presidenti Bush tha se humbja e anijes është një lajm i tmerrshëm dhe i shkakton trishtim të madh vendin. Presidenti tha se i gjithë vendi po mban zi së bashku me familjet e astronautëve të Columbias. Ai tha se burrat dhe gratë, anëtarë të ekuipazhit, kishin marrë përsipër një rrezik të madh për t’i shërbyer njerëzimit.

Presidenti Bush ishte kthyer në Shtëpinë e Bardhë nga Camp David për t’u takuar me zyrtarë të lartë të administratës lidhur me shpërthimin e anijes hapsinore Columbia.

Presidenti Bush u informua rreth katastrofës, që ndodhi sot në mëngjes dhe vendosi të kthehet në Shtëpinë e Bardhë nga vend-pushimi presidencial Camp David, ku ai kishte në plan të kalonte fund-javën.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scott McClellan tha se presidenti Bush bisedoi me drejtorin e agjencisë amerikane të hapësirës NASA rreth orës 10:30 paradite dhe do të vazhdojë të informohet gjatë gjithë ditës.

Një zyrtar i administratës amerikane tha se aktualisht nuk ka shenja se shpërthimi ishte pasojë e ndonjë akti terrorist, megjithatë rreth incidentit kanë filluar hetimet e plota. Kontrollorët e fluturimit humbën kontaktet me anijen Columbia kur ajo ishte në lartësinë 66 mijë metra mbi tokë, shumë larg rrezes së raketave tokë-ajër.

Drejtori i departamentit për sigurinë kombëtare, Tom Ridge, ka mbajtur kontakte me zyrtarë lokalë në shtetet Texas, Luiziana, New Mexico dhe Arizona rreth procedurave për të grumbulluar copat e anijes së shkatërruar.

Zyrtarë amerikanë kanë folur gjithashtu me qeverinë e Izraelit, me që njëri prej astronautëve të misionit të anijes Columbia ishte ishte një kolonel i forcave ajrore izraelite.

//ze//

XS
SM
MD
LG