Lidhje

Gjenden trupat e disa astronautëve - 2003-02-03


Zyrtarët e Nasës thonë se është ende e paqartë në se ekipet e kërkimit kanë gjetur pjesë nga trupat e të 7 astronautëve. Drejtori i fluturimeve të Nasës kishte thënë më parë se ishin gjetur pjesë trupash nga të gjithë astronautët. Por më pas Nasa njoftoi se nuk ishte e sigurtë për një gjë të tillë. Zyrtarët ende nuk i kanë identifikuar trupat e gjetur deri tani. Zyrtarët përsëri u bënë thirrje njerëzve të mos prekin asnjë prej copave të anijes pasi ato mund të jenë të ndotura me elementë helmues. Nasa u ka bërë thirrje njerëzve që gjejnë ndonjë copë të anijes të njoftojnë menjëherë auritetet. (ax)

XS
SM
MD
LG