Lidhje

Nasa: po bëhet përparim në procesin hetimor - 2003-02-03


Drejtori i agjencisë amerikane të hapësirës, Sean O’Keefe, do të informojë sot Presidenti Bush rreth katastrofës së anijes Columbia.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti është shumë i interesuar në procesin hetimor për të gjetur shkakun e shpërthimit të anijes mbi Shtetet e Bashkuara, që shkaktoi vdekjen e shtatë astronautëve në bord, vetëm pak minuta para se ishte në plan të ulej në Tokë.

Zyrtarë të Nasës njoftojnë se po bëhet përparim në procesin hetimor. Drejtori i programit të agjencisë së hapësirës, Ron Dittemore, tha se të dhënat elektronike tregojnë se pak minuta para se të shpërthente, anija Colimbia përjetoi një rritje të papritur të temperaturës dhe një anim në rritje nga krahu i majtë.

Vëmendja po përqendrohet tek sistemet kyçe të anijes kozmike, si reflektimi i nxehtësisë nga pllakat e jashtme, kompjuterat në bord si edhe kontrolli i raketave. Zoti Dittemore tha se asnjë mundësi nuk është përjashtuar dhe se do të duhet kohë për të analizuar të gjitha të dhënat.

Ndërkaq, Nasa ka emruar adminralin në pension, Harold Gehman, drejtues të një procesi të pavarur hetimor. Admirali Gehman kryesoi edhe hetimet lidhur me shpërthimin në kryqzorin USS Cole në vitin 2000.

Pritet që misionet e tri anijeve të fundit amerikane për vajtje ardhje në hapësirë të pezullohen deri sa të gjendet shkaku i katastrofës së ditës së shtunë.//xh//

XS
SM
MD
LG