Lidhje

Të martën zhvillohet ceremonia e përmortshme - 2003-02-03


Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Bush do të marrë pjesë të martën në shërbesën e përmortshme për ekuipazhin e anijes së hapësirës Kolumbia që do të zhvillohet në qendrën e hapësirës Johnson në Teksas.

Tragjedia, tha presidenti Bush, ka prekur të gjithë amerikanët. Të dielën presidenti Bush mori pjesë në shërbesat fetare në një kishë në Washington pasi bisedoi në telefon me familjet e 7 anëtarëve të ekuipazhit. Po ashtu ai bisedoi në telefon me kryeministrin e Indisë Atal Behari Vaxhpaii. Një nga anëtarët e ekuipazhit ishte me origjinë nga India. Humbjen e anijes Kolumbia po e përjeton thellë edhe Izraeli. Gjatë tragjedisë humbi jetën edhe astronauti i parë i këtij vendi. (ax)

XS
SM
MD
LG