Lidhje

Partia e Schroederit humbet në zgjedhjet vendore - 2003-02-03


Partia Social Demokrate e kancelarit gjerman Gerhard Shroeder pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet vendore të së djelës duke mos arritur të fitojë në shtetin e Saksonisë së Poshtme nga është vetë kancelari si dhe në shtetin fqinj të Hesit.

Rezultatet përfundimtare tregojnë se kristian-demokratët fituan 48 përqind të votave në Saksoninë e Poshtme ndërsa social-demokratët 33 përqind.

Në shtetin e Hesit, kristian-demokratët fituan 49 përqind të votave ndërsa social-demokratët vetëm 29 përqind.

Analistët thonë se humbja e zotit Shroeder pasqyron mungesën e besimit të votuesve për politikat ekonomike të qeverisë, megjithëse qëndrimi i tij kundër luftës me Irakun gëzon popullaritet të madh në Gjermani dhe e ndihmoi atë në shtator të rizgjidhej si kancelar.

Humbja do ta shtojë më tej trysninë mbi të nga konservatorët, por edhe nga vetë brenda partisë, për të bërë reforma më të guximshme ekonomike, siç është lehtësimi i rregullave të forta që kontrollojnë tregun e punës në Gjermani dhe sistemi tepër i kushtueshëm i asistencës sociale. (ax)

XS
SM
MD
LG