Lidhje

Vasllav Haveli largohet nga posti i presidentit pas 13 vjetësh - 2003-02-03


Presidenti çek Vasllav Havel u tha lamtumirë bashkëkombasve të tij dje duke u larguar nga posti. Ende nuk dihet se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Çekisë.

Në një fjalim televiziv zoti Havel falenderoi popullin çek për mbështetjen që i dhanë gjatë 13 vjetëve si president. Parlamenti çek, që zgjedh presidentin, ende nuk ka arritur të përcaktojë se cili do të jetë presidenti i ardhshëm, ndonëse ka zhvilluar tre raunde votimesh.

Derisa të zgjidhet kryetari i ri i shtetit çek, funksionet e presidentit do t’i kryejnë kryeministri Vladimir Spidla dhe kryetari i Dhomës së Ulët të parlamentit, Lubomir Zaoralek. (ax)

XS
SM
MD
LG