Lidhje

Kalendari Historik 3 shkurt - 2003-02-03


Më 3 shkurt të vitit 1889 në Washington përfundoi instalimi i dritave në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, thuhet se presidenti i asaj kohe, Benjamin Harrison dhe familja e tij nuk i preknin me dorë çelësat për të ndezur dhe fikur dritat, nga frika e korentit. Në atë kohë energjia elektrike ishte diçka e re. Kështu, punonjësit e Shtëpisë së Bardhë, para se të shkonin në shtëpi, çdo mbrëmje i fiknin dritat dhe i ndiznin ato kur vinin për të punuar në mëngjes. Gjatë natës, Familja e Parë e Shteteve të Bashkuara vazhdonte të përdorte qirinj, gaz natyror dhe fenerë, të cilat ishin përdorur para elektrifikimit të Shtëpisë së Bardhë.

Në tre shkurt të vitit 1907 lindi në qytetin e New Yorkut shkrimtari James Michener. Pasi punoi fillimisht si mësues, ai shkroi librin e tij të parë me tregime, të frymëzuara nga eksperienca e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Libri i titulluar “Tales of the South Pacific”, u botua në vitin 1947 dhe ai fitoi çmimin Pulizer të letërsisë. Më pas ai u përdor si skenar për shfaqjen muzikore të Broadway-it, të titulluar “South Pacific”. Michener u bë autor tepër i njohur si për libra letrarë edhe jo-letrarë. Para vdekjes së tij në vitin 1997, ai ishte bërë i njohur për romanet historike dhe punën e palodhur kërkimore që i ishte dashur për shkrimin e tyre.

Librat e autorit James Michener magjepsën dhe ndriçuan mendjet e lexuesve nëpërmjet personazheve letrarë dhe një diskutimi të hollësishëm të gjeografisë dhe historisë së rajonit. Ndër romanet e tij përmenden “Hawaii’, “Chesapeake”, “Poland”, “Texas” dhe “Alaska”. Midis veprave historike përmenden: “Ura në Andau” dhe “Iberia: Udhëtime dhe mendime të spanjollëve”. James Michener vdiq në moshën 90 vjeçare. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe ato kanë lexues të shumtë kudo në botë. //ad//

XS
SM
MD
LG