Lidhje

Ceremoni solemne për nder të shtatë astronautëve të anijes "Kolumbia" - 2003-02-04


Miliona njerëz në gjithë botën nderuan kujtimin e shtatë astronautëve që humbën jetën në anijen e hapësirës Columbia.

Duke folur në ceremonitë përkujtimore në Qendrën Johnson të Fluturimeve të Hapësirës në Teksas, kolegët e tyre astronautë folën me nderim për shtatë shokët e tyre. Presidenti Bush që u takua me të afërm të astronautëve para ceremonisë, i vlerësoi anëtarët e ekuipazhit për guximin e tyre dhe shërbimin që i bënë botës.

Në ceremoninë solemne morën pjesë persona të rëndësishëm, mes të cilëve ish-astronauti Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në Hënë, si edhe ish-senatori dhe astronauti John Glenn.

Jashtë mjedisit ku zhvillohej ceremonia, qindra amerikanë mbajtën heshtje për t’i nderuar astronautët, ndërsa 400 kilometra mbi Tokë, ekuipazhi prej tre vetash i stacionit të hapësirës mbajti heshtje për të dëgjuar transmetimin në radio të ceremonisë.

Ndërkohë, rreth 20 anëtarë të një grupi të pavarur që po heton tragjedinë e së shtunës, shkoi në Nacagdoches të Teksasit, për të parë mbeturinat e anijes të përhapura në atë zonë.// lk //

XS
SM
MD
LG