Lidhje

Ndryshime në përparësitë e transmetimeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara - 2003-02-05


Administrata e presidentit Bush ka në plan të ndryshojë përparësitë e transmetimeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara duke pakësuar transmetimet për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe duke shtuar transmetimet për botën arabe dhe myslimane. Ky ndryshim u zyrtarizua këtë javë në projekt-buxhetin e Shtëpisë së Bardhë për vitin e ardhshëm, por zyrtarët thonë se zhvendosja e vëmendjes është shqyrtuar që pas sulmeve terroriste të vitit 2001. Buxheti parashikon një shumë prej 560 milion dollarësh. Në të përfshihen shumë shkurtime në programet për Evropën Qendrore dhe Lindore, që ishin në qendër të transmetimeve gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Radio Evropa e Lirë dhe Radio Liria do të ndalin transmetimet në gjuhën bullgare, çeke, estoneze, letoneze, lituaneze, polake, hungareze, sllovene dhe sllovake. Transmetimet në gjuhë të tjera do të kufizohen. Në projekt-buxhet përfshihen edhe 30 milion dollarë për të ngritur Rrjetin Televiziv për Lindjen e Mesme, një shërbim satelitor në gjuhën arabe. Ndër konkuruentët e këtyre transmetimeve pritet të jenë rrjeti mbizotërues i lajmeve në rajon, al-Jazeera, për të cilin disa zyrtarë amerikanë thonë se ka tendenca anti-amerikane. Planet përfshijnë edhe shtimin e programeve për Indonezinë, vendi me popullsi më të madhe myslimane në botë. //ad//

XS
SM
MD
LG